Sot, shumë ekipe shqiptare kanë zbritur në fushat e blerta, për të luajtur sfidat e tyre miqësore. Mund të kishin zbritur edhe më shumë, por takimi Kastrioti-Apolonia u anulua, nga frika ndaj COVID.
Gjithsesi, ekipet tjera zhvilluan takimet e tyre respektive. Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e Erzenit. Marku me penallti dhe Imeri, i dhanë fitoren ekipit shkodran, ndërsa golin e vetëm për Egnatian e shënoi sulmuesi Markovanbasten Ccema.
Në takimin mes Elbasanit dhe Dinamos, nuk ka pasur gola, me të dyja skuadrat që provuan shumë futbollistë dhe në fund u mjaftuan me rezultatin 0-0. Një tjetër takim ku nuk pati gola, ishte ai mes Devollit dhe KF Arbëria.
Ndërsa skuadra e Partizanit, ka arritur të fitojë vetëm në sekondat e fundit ndaj Pogradecit, me rezultatin 0-1. Golin e vetëm për “Demat”, e shënoi Marinaj, në minutën e 90-të të sfidës./abcnews.al
Miqësore
Elbasani – Dinamo 0-0
Vllaznia- Erzeni 2-1
Marku ‘10 (11-m), Imeri ‘28/ Çema ‘49
Voska Sport – Erzeni 0-0
Devolli – Arbëria 0-0
Pogradeci – Partizani 0-1
Marinaj 90′