Paulo Dybala do të ndryshojë ekip në verë, pasi Juventusi vendosi që të mos zgjaste bashkëpunimin me sulmuesin.
Për shërbimet e Dybala interesohen Inter, Atletico Madrid e Tottenhem, ndërkohë që do ketë edhe klube të tjera që mund të futen në garë.
Sulmuesi gjithsesi e ka një dëshirë dhe ka udhëzuar menaxherin e tij, Jorge Antun, të tentojë ta transferojë te PSG. / abcnews.al