Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që synon mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, përmes kompensimit të të ardhurave mujore dhe dhënies së ndihmës së drejtpërdrejtë financiare.
Vendimi parashikon masa të diferencuara kompensimi për individë dhe familje me nivele të ndryshme të ardhurash, përfshirë pensionistë, persona me aftësi të kufizuara, përfitues të ndihmës ekonomike, si dhe kategori të tjera të mbrojtjes sociale, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Këshilli i Ministrave vendosi:
•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive
•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive
•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive
•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit
•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit
•Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:
a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike
b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;
c) Personat me aftësi të kufizuara
ç) Individët përfitues të statusit
“Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”,
d) Individët përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit”
dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar

