Shuma e kredive të korporatave të bankave ruse u rrit me 2.3 për qind në korrik

schedule21:45 - 22 Gusht, 2024

schedule 21:45 - 22 Gusht, 2024

Portofoli i kredive të korporatave të bankave ruse u rrit në 80.7 trilion rubla (ose rreth 795 miliardë euro) në korrik dhe regjistroi një rritje prej 2.3 për qind, njoftoi këtë të enjte Banka e Rusisë.

Rritja në shumën e përmendur është 1.8 trilion rubla ose rreth 177 miliardë euro.

Agjencia thekson se rritja prej 2.3 për qind në korrik pasoi një rritje të portofolit të bankave prej 1.5 për qind në qershor dhe 1.4 për qind në maj.

Norma graduale e rritjes u sigurua nga kreditë e shprehura në rubla, të cilat çuan në një plus prej 1.7 trilion rubla, ose 16.7 miliardë euro.

Kreditë u disbursuan kryesisht për rimbushjen e kapitalit qarkullues dhe financimin e projekteve investive, duke përfshirë blerjen e pajisjeve të reja për të optimizuar proceset e prodhimit”, njoftoi Banka Qendrore ruse.

Ky institucion financiar tregon se një shumë me vlerë pak më pak se dy miliardë dollarë është marrë nga kompanitë që paguajnë dividentë, ndërsa sipas të dhënave paraprake, zhvilluesit në kuadër të financimit të projektit të ndërtimit të banesave kanë ndikuar në rritjen prej afro tre miliardë eurosh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!