Shullazi në regjimin “41 bis”, avokati: Nuk më lejuan ta takoja, kallëzim penal për burgun “313”,

schedule20:23 - 3 Gusht, 2020

schedule 20:23 - 3 Gusht, 2020

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, si dhe avokatët e anëtarëve të grupit të tij nuk janë lejuar të takojnë klientët e tyre që tashmë janë izoluar në regjimin e posaçëm “41 Bis”.

Sipas Meçit, kjo është një shkelje ligjore, ndërsa shprehet se për administratën e burgut “313” do të paraqesë një kallëzim penal.

“Ne shkuam të takojmë klientët tanë që tashmë janë futur në regjimin e posaçëm. Edhe për të nënshkruar ankimet kundër ministres së Drejtësisë. Nuk u lejuam nga administrata e burgut që të futemi brenda. Nuk ka u dha asnjë shpjegim. Mesa duket arbitrariteti dhe paligjshmëria vazhdon në këtë drejtim, duke penguar avokatët. Në një kohë që ligji parashikon kufizime për takimet e personave të paraburgosur në regjimin e posaçëm me persona të tjerë, por përjashton avokatët ndaj çdo lloj kufizimi. Ky është një veprim haptazi i kundraligjshëm. Për këto veprime, ne do të paraqisim kallëzim penal,” u shpreh avokati për mediat. 

Pervec kesaj padie, Meci do të dorëzojë pranë Gjykatës së Posaçme edhe ankimin e vendimit për izolimin e tyre në “41 Bis”.

Emiljano Shullazi bashkë me katër anëtarë të tjerë të grupit, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zeka dhe Gilmanda Dani ndodhet në burgun “313”, ku po i nënshtrohet regjimit “41 bis”.

Në regjim të posaçëm janë izoluar edhe Arbjon Aliko e Genci Balla.

Ata pritet të qëndrojnë për një vit ne keto qeli, duke pasur edhe reduktim të takimeve me të afërmit apo familjarë të tyre, reduktim gtë telefonatave, si dhe vëzhgim 24 orë me kamera sigurie.

Izolimi i tyre u bë te shtunen e kaluar me urdher te ministres se Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e me propozim të SPAK. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!