Shqyrtimi i ankimit të Emiljano Shullazin dhe anëtarëve te grupit të tij në Gjykatën e Apelit për krime të rënda ka nisur me shtyrje. Seanca e sotme, e para në këtë proces në Apel, nuk u zhvillua, ndërsa seanca e radhës u caktua më datë 4 Shkurt ora 09:30.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit te të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj, për të pasur më shumë kohë për t’u njohur me dosjen. Më herët, gjate procesit në gjykatën e shkallës së parë, Blerim Shullazi është përfaqësuar nga avokati Aldo Tabaku.
Në nëntor të vitit të shkuar gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda dënoi me 55 vite burg në total Emiljano Shullazin, dhe 4 të pandehurit e tjerë, bashkëpunëtorë të tij. Por ky vendim është apeluar prej tyre. Emiliano Shullazi dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal dhe gjobvënie. /abcnews.al