Shuhet presidenti historik i gjigantit francez, sëmundja e mposht pas 4 vitesh

schedule10:34 - 3 Tetor, 2021

schedule 10:34 - 3 Tetor, 2021

Shuhet Bernard Tapie, ish-presidenti i Marseille, në moshën 78-vjeçare. Prej vitit 2017 ai vuante nga kanceri në stomak dhe ditën e sotme e ka humbur betejën me sëmundjen.

Tapie është një emër i njohur, pasi ka qenë aktor, këngëtar, drejtues në TV eurodeputet dhe njeriu që shpëtoi ADIDAS-in nga falimentimi në një moment të vështirë.

Tapie në krye të Marseille bëri atë që nuk e ka bërë ende asnjë klub francez: triumfoi në Champions League. Pati edhe akuza e më pas edhe një dënim për francezët, diskutim tjetër ky.

Veccse në futboll, ai krijoi në fillim të viteve ’80 eedhe një ekip cciklizmi, “La Vie claire”, dhe me Bernard Hinault fitoi  Turin e Francës në vitin 1985.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Tapie e ka dhënë djali i tij, Stephane Tapie, përmes një postimi të bërë në Tëitter. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!