Shuhet pas disa orësh zjarri pranë Bibliotekës në Shkup, shkrumbohet banesa e braktisur

schedule23:55 - 21 Shtator, 2021

schedule 23:55 - 21 Shtator, 2021

Është shuar pas disa orësh zjarri në afërsi të bibliotekës së Shkupit.

Mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtëpi të braktisur e cila është shkrumbuar plotësisht ndërsa flakët kanë rrezikuar të prekin edhe godinën e Bibliotekës.

Zjarri nisi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, ndërkaq në terren kishte edhe automjete të zjarrfikësve.

Deri në këto momente autoritetet vendase nuk raportojnë për viktima apo të lënduar. m.v/abcnews.al