Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet Claudia Cardinale/ Aktorja e njohur e kinemasë italiane ndërroi jetë 87 vjeç

schedule23:06 - 23 Shtator, 2025

schedule 23:06 - 23 Shtator, 2025

Aktorja e njohur italiane Claudia Cardinale u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare. Cardinale mbylli sytë përgjithmonë në Nermous të Francës e rrethuar nga fëmijet e saj.

Ajo ishte ylli i disa prej filmave më të famshëm europianë të viteve 1960 dhe 1970.

Roli i saj më i njohur ishte ai në filmin “8½” të Federico Fellini, në të cilin luajti bashkë me Marcello Mastroianni-n në vitin 1963.

Cardinale gjithashtu mori vlerësime për rolin e saj si Angelica Sedara në filmin e vlerësuar me çmime të “Leopardi” dhe në rolin e saj në filmin western të Sergio Leone “Once Upon a Time in the West” në vitin 1968.

Cardinale e filloi karrierën e saj në kinema në moshën 17 vjeçare, pasi fitoi një konkurs bukurie në Tunizi, ku lindi nga prindër sicilianë që kishin emigruar në Afrikën e Veriut. Konkursi e solli atë në Festivalin e Filmit në Venecia, ku ajo ra në vëmendjen e industrisë italiane të filmit.

Ndër çmimet e saj në industri ishte një Luan i Artë për Arritjet në Karrierë që mori në festivalin e filmit në Venecia gati 40 vjet pas paraqitjes së saj të parë në ekran.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!