Shuhet në moshën 80 vjeçare gjuhëtari, Kolec Topalli

schedule11:17 - 24 Maj, 2018

schedule 11:17 - 24 Maj, 2018

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, gjuhëtari i njohur  Kolec Topalli, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Prof. Dr. Kolec Topalli ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, studiues, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare. Topalli eshtë autor i dhjetëra librave, artikujve e kumtesave, bashkëpunëtor në mbi 30 revista shkencore, brenda e jashtë vendit, dhe ka botuar në 5 gjuhë të huaja.  Juria e çmimeve kombëtare të Akademisë së Shkencave nderoi me çmimin “Çabej”, Kolec Topallin për “Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe” një muaj më parë, veprën të cilës i dedikoi gjithë jetën.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!