Whitney Collings, e cila u bë e njohur në serialin “Bad Girls Club” ka vdekur në moshën 33-vjeçare. Burime kanë thënë për Fox News se Collings vdiq më 3 dhjetor në Spitalin Melrose Wakefield.
Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është mërë me dije. Nëna e saj shkroi në rrjete sociale: “Jam shkatërruar plotësisht dhe nuk do ta kapërcej këtë. Jeta është kaq e padrejtë. Ajo kishte një zemër të madhe.”
Collings ishte vetëm 21 vjeç kur luajti në Sezonin 3 të “Bad Girls Club”, i cili u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2008. TMZ raporton se ylli i realitetit, i njohur për sensin e humorit dhe temperamentin e saj, u eliminua nga shfaqja pas një grindje fizike. /abcnews.al