Tragjedia në Gramsh/ Shuhet familja në liqen, nxirren katër trupat e pajetë

schedule23:54 - 21 Korrik, 2023

schedule 23:54 - 21 Korrik, 2023

Është gjetur dhe është nxjerrë nga polumbarët e  RENEA-s edhe personi i katërt i mbytur pasditen e sotme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Pas trupit të babait Arben Zogu, 46 vjeç, dhe më pas trupave të dy djemve të tij Ruben dhe Esti Zogu, i fundit që nxjerrë është trupi i nipit të 46-vjeçarit, Melsi Zogu vetëm 20 vjeç.

Policia, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pasi kanë marrë një telefonatë se 4 shtetasit dyshohet se janë mbytur në Liqen.

Në buzë të liqenit policia ka gjetur 2 motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e shtetasve të mbytur.

Njoftimi i policisë:

Liqeni i Hidrocentralit të Banjës.

Angazhimi maksimal e profesional i Polumbarëve të Reneas bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të katër shtetasve të mbytur në liqen, mbasditen e sotme.

Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z). r.t/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!