Shuhet Luke Perry, aktori ishte diagnostikuar me iktus

schedule23:37 - 4 Mars, 2019

schedule 23:37 - 4 Mars, 2019

Ikona televizive e viteve ‘90, Ljuk Perri, i njohur për interpretimin e Dilan Mek Kej në serialin “Beverlli Hills”, ka ndërruar jetë në Los Anxheles. Prej një jave aktori ndodhej i shtruar në spital si pasojë e një iktusi.

Është shuar në moshën 52-vjeçare aktori amerikan Ljuk Perri, i njohur për interpretimin e tij në serialin e famshëm të viteve ‘90 “Bverlli Hills”. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i aktorit, sipas të cilit Perri ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët dhe miqtë e tij, rreth një javë pasi ishte diagnostikuar me iktus. Ai u shtrua në spital ditën e mërkurë në Los Anxheles, ku po merrte pjesë në xhirimet e filmit të ri “Rivërdejl”. Fëmijët e tij Xhek dhe Sofi, partnerja aktuale, ish-bashkëshortja dhe prindërit ishin të pranishëm në momentin kur ai u nda nga jeta.

Përmes një komunikate për shtyp, familja ka falenderuar lutjet e bëra për njeriun e saj nga admirues në të gjithë botën, ndërsa ka kërkuar ruajtjen e privatësisë në këto momente zije. Familja Perri nuk ka bërë të ditur se kur aktori do të përcillet për në banesën e fundit, por pritet që në ceremoninë mortore të jenë edhe shokët e tij të serialit “Berverlli Hills”, me të cilët Ljuk ndau vitet e rinisë dhe fitoi famë botërore. Përveç serisë televizive, Perri ka interpretuar edhe në filma si “8 Sekonda” dhe “Elementi i Pestë”./abcnews.al