Futbolli skocez dhe ai botëror është në zi pas shuarjes së një tjetër legjende. Denis Law mbylli sytë në moshën 84-vjeçare pasi vuajti për disa vjet nga sëmundja e rëndë e demencias.
Law, i lindur në 1940, ishte një nga futbollistët më të shquar të Skocisë, dhe shkëlqeu me kombëtaren si dhe me Manchester United në Angli.
Një nga sulmuesit më të mirë të epokës së tij, ai fitoi dy herë titullin në Angli me “djajtë e kuq” si dhe një herë Kupën e Anglisë.
Me kombëtaren skoceze luajti 55 ndeshje dhe shënoi 30 gola. Edhe sot e kësaj dite, ai është rekordmen për numrin e golave të shënuar me fanellën e Skocisë.
Suksesin më të madh individual e arriti në 1964 kur fitoi Topin e Artë si lojtari më i mirë i Europës atë vit./abcnews.al