Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shuhet Bellova, komentatori ikonë/ Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare legjenda e mikrofonit sportiv

schedule07:38 - 21 Dhjetor, 2025

schedule 07:38 - 21 Dhjetor, 2025

Ka qenë një kohë kur radio ishte mbretëresha e botës. Si në një përmbysje totale me kohën e Çarli Çaplinit, zëri dhe jo figura të lidhnin me atë që ndodhte, dhe një komentator radiofonik ishte po aq I shquar sa jutjuberat apo drejtuesit televizivë më të famshëm të epokës sonë.

Me shumë mundësi, edhe më shumë.

Një prej këtyre komentatorëve ishte Ismet Bellova, pasardhësi i Anton Mazrekut, dhe ai që përshkroi ndeshjet e futbollit për mbi 50 vjet në Radio Televizionin Shqiptar, dhe që na la në moshën 91-vjeçare.



Që nga 1980, pjesë e emisionit të Radio Tiranës, “Nga njëra ndeshje në tjetrën” të drejtuar nga gazetari tjetër I shquar, Ahmet Shqarri, dhe protagonist I sfidave më të forta të kampionatit kombëtar të futbollit, por edhe I dueleve të ekipit përfaqësues.

Që kur legjendari Anton Mazreku e mbylli me mikrofonin, më I madh komentator ishte pikërisht Bellova.

Koha ishte e tillë që pati edhe goditje, edhe largim nga Tirana apo internim siç quhej atëherë për disa fjalë kritike të thëna për kushtet e transmetimit në kabinat e drunjta në stadiumin “Dinamo”.

I krijoi edhe probleme familjare si divorc, por ai arriti të kthehej.

Lindur në Tiranë në qershor 1934 nga një familje dibrane, ai punoi për vite si mësues, qoftë në Dibër, në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” dhe në Shkollën e Mesme “7 Nëntori”.

Drejtoi Komitetin e Kulturës Fizike e Sporteve në Dibër, ishte gazetar I “Sportit Popullor” dhe shef I propagandës në Komitetin Shtetëror të Kulturës Fizike e Sporteve.

Nga viti 1986 ishte në Qendrën Kërkimore e Shkencore të Sporteve, ku punoi deri kur doli në pension në 1998.

Ishte botues dhe bashkëautor I disa librave

Në Shqipëri është shpallur Nderi I Kombit, ndërsa në 2001, Bashkimi Ndërkombëtar i Gazetarëve I dha Diplomë Nderi me firmën e Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!