Shuhet ish-futbollisti shqiptar, i biri ka një mesazh ndryshe për të gjithë

schedule17:32 - 12 Mars, 2020

schedule 17:32 - 12 Mars, 2020

Namik Jareci është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ish-futbollisti i Dinamos dhe ish-arbitri, i cili ishte vëllai i ikonës së Dinamos dhe futbollit shqiptar Skënder Jareci, ka mbyllur sytë për herë të fundit ditën e sotme, teksa lajmi është bërë publik nga djali i tij, Sokol Jareci.

Ky i fundit është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka qenë ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s. Aktualisht në rolin e Shefit të Sektorit të Arbitrave në FSHF, Sokol Jareci ka edhe një thirrje për miqtë dhe dashamirët  në këtë situatë të vështirë.

Të dashur miq,shokë dhe dashamirës! Ju njoftoj se babai, Namiku, sapo u nda nga kjo jetë. Varrimi bëhet nesër, ora 12:30, varrezat Sharrë.

Meqenëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme, për të qenë korrekt me protokollin e kësaj situate duhet të evitojmë takimet dhe grumbullimet, prandaj ngushëllimet i presim edhe nëpërmjet sms-ve.

Ju lutem të na mirëkuptoni ashtu sië edhe ne do t’ju mirëkuptojmë ju të gjithë. Në gëzime jua kthefshim! Me respekt, Familja Jareci“, lexohet në komentin e Sokol Jarecit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!