Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet Fatos Nano/ Flet ish truproja: Ishte burrë shteti, ndaj tij u hakmorr politika

schedule11:08 - 2 Nëntor, 2025

schedule 11:08 - 2 Nëntor, 2025

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, foli për ish kryeministrin socialiste, pasi bëri homazhe në nderim të tij.

Agolli tha se Nano ishte burrë shteti, dhe se ndaj tij u hakmorr politika.

“Fatos Nanon do ta mabj mend si një burrë shteti, tolerant, udhëheqës që do e kishin zili edhe vendet e mëdha, jo vetëm Shqipëria. Një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Jetën politike nuk ja shkatërroi vetëm Sali Berisha, që e futi në burg, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë. Fatos Nano do mbahet mend për njerëzit e thjeshtë për atë që bëri. E mori në 97 të shkatërruar. Njeriu që ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë. I mori njerëzit nga rruga dhe i bëri ministra. Kishte miq nga Bill Clinton dhe shumë të tjerë. Ishte burrë shteti”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!