Shuhet aktori i “The Heartbreak Kid”, zbulohet shkaku i vdekjes

schedule22:54 - 18 Maj, 2021

schedule 22:54 - 18 Maj, 2021

Charles Grodin, i njohur më së shumti për interpretimet e tij në filmat si “The Heartbreak Kid” dhe “Beethoven”, ka vdekur në moshën 86 vjeçare. Aktori vdiq të martën në shtëpinë e tij në Connecticut, njoftoi New York Times. Djali i tij, Nicholas ka konfirmuar se shkak i vdekjes ishte kanceri i palcës kockore.

Charles Grodin was a frequent guest on talk shows

Grodin e filloi karrierën e tij me role televizive para se të fillonte të merrte pjesë në filma. Ai bëri debutimin e tij në Hollywood me rolin në “20 000 Leagues Under the Sea”. Charles u bë i famshëm kur ai luajti një pjesë në komedinë të quajtur “Tchin-Tchin”, ku interpretonin gjithashtu Anthony Quinn dhe Margaret Leighton.

Charles' last movie credit was in 2017

Ai është i njohur gjithashtu dhe për interpretimin e tij në filmin Beethoven në 1992. Interpretimi i tij i fundit në film ishte në vitin 2017 ku luajti rolin e Arthur në “An Imperfect Murder.” Grodin gjithashtu shkroi drama dhe libra ku vlen të përmendet “It Would Be So Nice If You Weren’t Here” apo “How I Get Through Life”. /abcnews.al

Charles Grodin has passed away after a battle with bone marrow cancer