Shtyu dasmën tre herë, martohet kryeministrja e Danimarkës

schedule23:10 - 15 Korrik, 2020

schedule 23:10 - 15 Korrik, 2020

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është martuar, ndërsa e shtyu dasmën tre herë.

Frederiksen ka kurorëzuar më në fund në martesë lidhjen e saj me regjisorin e filmave Bo Tengberg.

Çifti u martuan të mërkurën pasdite në një kishë të vogël në ishullin Mon në detin Balltik.

Sipas gazetave lokale dasma ishte e vogël me rreth 90 persona të ftuar, përfshirë ish-kryeministrin Poul Nyrup Rasmussen.

Pak javë më parë Mette konfirmoi se ata po ndryshonin ditën e tyre të dasmës për herë të tretë për t’u kujdesur për interesat e Danimarkës, megjithëse ajo nuk dha një datë, shkruan abcnews.al

Dasma e sotme duket se ka ardhu si surprizë. 42-vjeçarja fillimisht kishte planifikuar të martohej me Tengberg verën e kaluar, por në Danimarkë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Më pas planet për martesën e këtij viti u shtynë për shkak të koronavirusit.

Ndërsa data e fundit caktuar e shtuna e kaluar e cila nuk ishte e mundur për shkak të një samiti të BE-së për të diskutuar një plan të rimëkëmbjes nga koronavirusi.

“Mezi pres të martohem me këtë njeri fantastik. Por, nuk duhet të jetë aq e lehtë”, -shkroi në Facebook kryeministrja daneze, teksa njoftoi anulimin e tretë të dasmës.

Mette, e cila ka dy fëmijë Magne dhe Ida me ish-burrin e saj Erik Harr, u takuan me Bo në vitin 2014 para se çifti të bënte daljen e parë publike në funeralin e ish-kryeministrit Anker Jørgensen në pranverën e vitit 2016. /abcnews.al