Shtyu arbitrin në Francë, ylli i Monaco nuk falet dhe merr dënimin e rëndë

schedule09:37 - 6 Mars, 2020

schedule 09:37 - 6 Mars, 2020

Arbitri është i paprekshëm! Federata Franceze e Futbollit nuk është përmbajtur aspak në dënimin kundër Gelson Martins, i cili shtyu arbitrin në takimin kundër Nimes, i vlefshëm për Ligue 1.

Jo vetëm një herë, por Martins e teproi me duart ndaj arbitrit Mikale Lesage. Federata Franceze ka zbardhur dhe dënimin për Martins, një dënim shumë i rëndë.

Plot 6 muaj është dënuar ylli portugez, i cili e ka mbyllur këtë sezon. Aventura e Martins te Monaco ka qenë për t’u harruar, po ashtu dhe koha e tij tek Atletico Madrid. Një lojtar nga i cili pritej shumë, por deri më tani, nuk ka arritur të tregojë potencialin që shfaqi te Sporting Lisbona disa sezone më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!