Shtyrja e vendimit për Dvoranin, Xhixho: Dështim i Reformës në Drejtësi, KLGJ varet nga rilindja

schedule19:08 - 5 Maj, 2020

schedule 19:08 - 5 Maj, 2020

Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho e ka quajtur vendimin e sotëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor për shtyrjen e vendimit për mandatin e Ardian Dvoranit një dështim të radhës së Reformës në Drejtësi.

Xhixho thotë se ky vendim ishte mesazhi më i keq për qytetarët që besonin ende tek drejtësia, ndërsa shton se KLGJ nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja.

Për Xhixhon kërkesa për asistencë nga EURALIUS apo OPTAD është e panevojshme në një kohë kur Kushtetuta e Shqipërisë nuk lë vend për intepretim.

LEXO EDHE: KLGJ shtyu vendimin për Dvoranin, Manjani: Institucioni i ri i Reformës nuk ka as by** të zbatojë Kushtetutën

“Vendimi i sotëm i KLGJ dështim i rradhës i reformës në drejtësi.

Vendimi i Keshillit të Lartë të Drejtësisë sot ishte mesazhi më i keq për qytetarët që besonin ende tek institucionet e reja të drejtesisë tek pavarësia e profesionalizmi .

Detyra e vetme që kishin sot anëtarët e KLGJ ishte të zbatonin nenin 136 të Kushetutes i cili sanksionon se “ Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë një mandat 9 vjecar, pa te drejtë riemerimi”

Për çfarë arsye kërkohet asistenca e EURALIUS apo OPTAD kur Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë dhe nuk lë hapsirë për asnjë interpretim?

Edhe nëse do kërkohej një interpretim kjo mund t’i kërkohej Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne ndertuam drejtesinë e re. Kjo ndodh pasi KLGj nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja për një vendimarrje e kjo u pa mjaft qartë.

Turp i madh , kjo shmangie vendimarrje e qëllimshme dhe aspak e arsyetuar ligjërisht për gjyqtarin Ardian Dvorani që i ka mbaruar mandati që në 2014 dhe rri në detyrë në menyrë antkushtetuese kur tashmë prej marsit 2020 kemi 3 anëtarë të rinj nga juristet më të spikatur pjesë të Gjykatës së Lartë”, shkruan Erisa Xhixho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!