KLGJ shtyu vendimin për Dvoranin, Manjani: Institucioni i ri i Reformës nuk ka as by** të zbatojë Kushtetutën

schedule17:22 - 5 Maj, 2020

schedule 17:22 - 5 Maj, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar shtyrjen e vendimit për Ardian Dvoranin nga KLGJ. Sipas Manjanit, është trishtim i madh ky vendim, me arsyen se KLGJ do të pyesë ekspertët e USAID dhe EURALIUS.

“Se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!

Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t’i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!”, shkruan Manjani mes të tjerash.

LEXO EDHE: Çështja “Dvorani”, KLGJ shtyn vendimin ndaj kreut të KED dhe kërkon ekspertizën e huaj

Komenti i plotë:

Ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë medemek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.

Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!

Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim.

Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .

Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë llogjike është kjo?!

Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Artimetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani.

Se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!

Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t’i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!

Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë.

Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS.

Çfarë lesh reforme quhet kjo?!

Pa shpresë…!