Shtyrja e hapjes së negociatave/ Konfindustria: Rrezikohet mbështetja ndaj biznesit

schedule11:26 - 8 Korrik, 2018

schedule 11:26 - 8 Korrik, 2018

Konfindustria vlerëson se shtyrja në kohë nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë, rrezikon uljen e mëtejshme të nivelit të mbështetjes të biznesit prodhues për integrimin. Në një njoftim për shtyp administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku sqaron se industritë dhe prodhimi vendor në përgjithësi janë kategoritë që preken më shumë nga integrimi i  vendit në Bashkimin Evropian. Në vëzhgimin e kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë për vitin 2018, mbështetja për integrimin e vendit nga industritë është ulur me afërsisht 5% krahasuar me vitin pararendës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!