Shtyrja e fluturimeve, qytetarët: Kemi frikë se do të humbasim vendet e punës që kemi jashtë

schedule14:16 - 8 Prill, 2021

schedule 14:16 - 8 Prill, 2021

Fluturimet esenciale në aeroportin e Rinasit kanë nisur që nga dita e sotme, ndërsa ato komerciale nga nesër. Qytetarët që kanë prerë biletat dhe tashmë kanë mbetur jashtë dyerve të aeroportit thanë për mikrofonin e ABC se dje i njoftuan për shtyrjen në momentet e fundit.

Të shqetësuar thonë se duhet të vijojnë të presin, ndërsa druhen se mund të humbasin vendet e punës jashtë shtetit ku jetojnë.

“Na njoftuan në momentet e fundit dje. Edhe sot shihe ku jemi. Sot na kanë thënë që do presim. Kemi vendet e punës në Itali mund t’i humbim,” tha një qytetare.

Ndërkohë, pasagjerët e FlyDubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, udhëtimin do ta kryejnë nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë. sb/abcnews.al/