Varianti delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, tani është dominues në Mbretërinë e Bashkuar. Disa ekspertë kanë paralajmëruar se varianti delta mund të jetë 100% më i transmetueshëm sesa varianti dominues më parë, Alfa. Por nuk është vetëm transmetueshmëria, e cila shpjegon dominimin e deltës.
Variantet e suksesshme shpesh kanë një avantazh biologjik – përmes mutacionit që i ndihmon ata të përhapen më lehtë. Dhe më pas ndodh përzgjedhja natyrore. Sidoqoftë, varianti delta mund të ketë më shumë pasoja për njerëzit sesa variantet e mëparshme, raporton abcnews.al
Ekziston madje mundësia që politikat qeveritare, dhe transmetueshmëria e variantit, ka çuar në përhapjet masive të variantit në MB. Për ta shpjeguar pse, është e dobishme të bësh dallimin midis disa forcave që nxisin ndryshimin evolucionar.
Përzgjedhja e parë, natyrore, ndodh kur një organizëm konkurron me një tjetër – qoftë brenda ose midis specieve duke çuar, me kalimin e kohës, në suksesin e njërit dhe shkatërrimin e tjetrit.
Një shembull mund të ndodhë kur një cheetah, pak më i shpejtë se një tjetër, tejkalon rivalin e tij dhe në këtë mënyrë është më i aftë të kapë prenë, të mbijetojë dhe të riprodhohet. Cheetah më i ngadaltë nuk ka fat. Ai ose mund të mos gjejë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar ose të mos jetë në gjendje të gjejë një partner, të dyja këto do të parandalonin riprodhimin e tij.
Përzgjidhja e dytë, përzgjedhja artificiale, është një nëngrup i përzgjedhjes natyrore. Ai përfshin një person që zgjedh qëllimisht se cilat organizma mbijetojnë dhe shumohen. Një shembull janë kuajt. Kuajt që kanë tiparet më të mira si shpejtësia dhe nënshtrimi, për shembull – lejohen të shumohen me të tjerët, duke rritur shanset që brezi i ardhshëm i kuajve të ketë të njëjtat cilësi, raporton abcnews.al
Një forcë e tretë, më pak e njohur, e cila quhet zgjedhja e pavetëdijshme, ndodh kur bashkëveprimet njerëzore me mjedisin kanë efekte aksidentale evolucionare. Ky nëngrup i mëtejshëm i përzgjedhjes natyrore është një forcë e rëndësishme në të gjithë botën dhe po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme ndërsa popullatat rriten dhe njerëzit ndryshojnë mjedisin global.
Rezistenca ndaj antibiotikëve, ku bakteret zhvillojnë mbrojtje kundër ilaçeve moderne, është një shembull i mirë. Ndërsa vazhdojmë të zhvillojmë antibiotikë për të vrarë bakteret, ne në mënyrë të pavetëdijshme zgjedhim bakteret rezistente ndaj trajtimeve tona.
Një shembull tjetër është se si praktikat bujqësore janë përfshirë në mënyrën se si sëmundjet përhapen midis bimëve . Mënyra se si njerëzit mbjellin pemët mund të ndihmojë në përhapjen e virusit në mënyrë më efektive. Disa studiues madje argumentojnë se shpërthimi i gripit të derrit në 2009 , dhe ndoshta edhe pandemia COVID-19 , ndodhi për arsye të ngjashme.
Mënyra se si ne ndërveprojmë me botën – mbjellja e pemëve shumë afër njëra-tjetrës ose vonesa në vaksina, janë disa nga arsyet.
Çfarë ka ndikuar në përhapjen e variantit Delta?
Aftësia e variantit Delta për të infektuar njerëzit që janë pjesërisht të vaksinuar kundër tij mund të shpjegojë shpërthimin e tij masiv. Ndërsa njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer mund të jenë rreth 88% të mbrojtur, personat që marrin një dozë të Pfizer ose AstraZeneca janë në 33.5% të mbrojtur.
Duke e analizuar nga perspektiva e përzgjedhjes evolucionare, duket se vendimi i qeverisë së Britanisë për të zgjatur intervalin midis dozave të vaksinës së parë dhe të dytë i dha variantit Delta një mundësi më shumë për të infektuar njerëzit.
Ndërsa delta ka të ngjarë të ketë evoluar në Indi përmes përzgjedhjes natyrore, përzgjedhja e pavetëdijshme mund të jetë shkaku i përhapjes në Britani. Ekziston mundësia që faktorë të tjerë, duke përfshirë kushtet e mbingarkuara të jetesës së Bolton – qytetit në Anglinë veri-perëndimore ku u përhap për herë të parë varianti delta – si dhe transmetueshmëria e tij më e lartë, ishin përgjegjës për përhapjen e tij.
Në vend që të supozoni për transmetueshmërinë e përgjithshme të varianteve të ndryshme, është e rëndësishme të mendojmë për mënyrën se si këto variante të ndryshme – të cilat janë përzgjedhur, në mënyrë natyrore ose në mënyrë të pavetëdijshme – do të ndërveprojnë me popullata të reja ndërsa ato përhapen.
SHBA, për shembull, është përqendruar në dhënien e dy dozave në një afat më të shkurtër kohor. Dhe duke supozuar se varianti delta ka qenë dominues në MB do të krijojë të njëjtat probleme në SHBA, por kjo nuk është domosdoshmërish e justifikuar: përzgjedhja ka të ngjarë të ketë efekte të ndryshme në të dy popullatat.
Më gjerësisht, kjo perspektivë evolucionare sugjeron që ne duhet të bëjmë parashikime më të mira se cilat tipare të variantit ka të ngjarë të përhapen në popullata të ndryshme. Kombinimi i teorisë evolucionare me shkencat e shëndetit të popullsisë ka të ngjarë të jetë thelbësor për përmirësimin e përgjigjeve tona ndaj sëmundjeve, tani dhe në të ardhmen. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al