Shtyrja dhe pezullimi i ndeshjeve, FSHF del me njoftim zyrtar

schedule15:12 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 15:12 - 22 Dhjetor, 2019

FSHF njofton shtyrjen e disa ndeshjeve për në muajin janar dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike që kanë përfshirë në vendin tonë. Qeveria e futbollit shqiptar ka dalë edhe me një vendim zyrtar, ku bën me dije edhe takimet që do luhen vitin tjetër.

“Për shkak të kushteve shumë të rënduara atmosferike dhe reshjeve, disa nga ndeshjet janë pezulluar dhe shtyrë. Ndeshja e Kategorisë Superiore Flamurtari-Teuta do vijojë të luhet nesër në orën 12:00. Ndeshjet e shtyra nga kushtet atmosferike në Kategorinë e Dytë, te kampionati i femrave dhe moshave do zhvillohen në muajin janar.

Këlcyra-Delvina; Përmeti-Gramozi; Teuta-AAS ; Moshat: Kastrioti – Shkëndija U17; Elbasani-Vlora U17; Sh.Pepa -Vlora U19; Scutari-Besëlidhja U17; Shkodra-Besëlidhja U19; Shkodra-Partizani U17; Akademi AAS-Partizani U19; Vllaznia – Internacional U19; Term FC-Shënkolli U19; Shkëndija Dr-Tirana U19”, njofton FSHF./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!