Shtylla ndalon Shqipërinë U17, s’ka fitues në Mal të Zi

schedule18:08 - 16 Tetor, 2019

schedule 18:08 - 16 Tetor, 2019

Shqipëria U17 ka luajtur sot miqësoren e dytë me Malin e Zi, që ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0. Në Shkodër ekipi i drejtuar nga Elvin Beqiri triumfoi me shifrat 3-0. Sot kuqezinjtë kthyen vizitën dhe kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, sipas asaj që raporton Federata Shqiptare e Futbollit.

Kapiteni Mitaj ka goditur shtyllën në pjesën e parë, duke qenë i pafat. Në fraksionin e dytë të lojës kuqezinjtë kanë pasur edhe dy mundësi të tjera shënimi. Ervin Tora, sulmuesi i Panathinaikos, ka tentuar të realizojë, por ka sukses. Më pas nuk ia ka dalë as Klajdi Lusha i Parmës.

Këto dy miqësore i kanë shërbyer shumë trajnerit Elvin Beqiri për të parë skuadrën. Në muajin nëntor, Shqipëria U17 do të marrë pjesë në “Qualifying Round” dhe në grup kuqezinjtë kanë ekipe si Portugalia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

MAL I ZI-SHQIPËRI 0-0
SHQIPËRIA U17: Rroku, Zali, Mehmeti; Krasniqi, Janaqi, Mitaj, Mahmuti, Lusha, Dervishi, Bytyqi, Kasemi. (U aktivizuan: Tora, Mata, Papa, Gjuzi, Preka, Simoni, Spahija, Asallari, Çereni)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!