Tifozët e PSG-së kanë zbarkuar rrugëve të kryeqytetit francez për të pritur Leo Messin, por duhet të presin edhe pak.
Në Paris kanë shpalosur nëpër dyqane rrobash edhe fanellën e Messit me PSG-në, duke i zgjedhur edhe numrin 19, edhe pse ylli argjentinas mund të zgjedhë numrin 30.
Lo anticipa @moillorens en #SportsCenterAM: MESSI NO VIAJA HOY A PARÍS. pic.twitter.com/aAM2e5Kpok
— SportsCenter (@SC_ESPN) August 9, 2021
Gjithsesi, 34-vjeçari ka kërkuar pak kohë në dispozicion për të zyrtarizuar ekipin e ri dhe ka vendosur të mos udhëtojë sot drejt qytetit ku do të vazhdojë karrierën, raporton ESPN.
Ndërkohë, Rafael Nadal, një nga legjendat e gjalla të sportit të tenisit, ka reaguar në lidhje me largimin e Leo Messit nga Spanja.
Alors que les rumeurs de l’arrivée de #Messi à Paris se multiplient, le clan Messi continue de temporiser. L’Argentin était encore à Barcelone ce matin. Il sait que le #PSG l’attend, mais il ne veut pas se précipiter pour régler son avenir, après ces derniers jours très intenses.
— Florent Torchut (@FlorentTorchut) August 9, 2021
“Si një tifoz futbolli, unë mund të them që të humbasësh një yll si Leo, të cilin nuk e shohim më çdo fundjavë në LaLiga, është një lajm i trishtë për tifozët spanjollë të futbollit.
Bota e futbollit po vuan, njësoj si gjithë sektorët e tjerë, këtu nuk bëjnë përjashtim as klubet“, deklaroi tenisti nga Majorka, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Real Madrid. /abcnews.al