Shtyhet vendimi i FSHF-së për dhunën në Përmeti-Këlcyra

schedule18:42 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 18:42 - 13 Dhjetor, 2017

Ende asnjë vendim për dhunën në ndeshjen Përmeti-Këlcyra në Kategorinë e Dytë. Komisioni i Disiplinës nuk arriti të vendoste për fatin e ndeshjes së ndërprerë nga sulmi ndaj arbitrit, por do të dëgjojë palët përpara se të japë verdiktin.

Mbledhja e radhës u la për mëngjesin e së enjtes, në orën 09:30.

Sfida në Përmet u ndërpre në minutën e 82-të, në rezultatin 0-0 dhe nuk u arrit të përfundohej pasi disa nga lojtarët e Këlcyrës sulmuan arbitrin Paço, pas dhënies së një penalltie në favor të vendasve.

U desh ndërhyrja e policisë për të rivendosur qetësinë dhe të mbrojtur arbitrin, ndërsa më pas forcat e rendit bënë edhe arrestime të autorëve të dhunës./abcnews.al