Shtyhet supersfida e La Liga, shkak bëhen reshjet e dendura të shiut në Madrid

schedule16:44 - 3 Shtator, 2023

schedule 16:44 - 3 Shtator, 2023

Përballja e pasdites së sotme, Atletico Madrid-Sevilla, mund të quhej me plot gojë, supersfida e javës së 4-rt të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, mirëpo tifozët e “dashuruar” pas futbollit spanjoll duhet të presin disa ditë për të parë këtë sfidë.

Ndeshja e programuar të luhej në arenën “Wanda Metropolitano” të Madridit është shtyre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke trishtuar jo pak tifozët, por dhe duke prishur “planet” e skuadrave për këtë sfidë.

Vendimi për shtyrjen e sfidës erdhi me anë të një komunikate zyrtare nga vetë drejtuesit e La Liga, të cilët sqaronin mbi situatën e keqe të krijuar nga shiu e të papërshtatshme për të zhvilluar një ndeshje futbolli, megjithatë ende nuk kanë dhënë një datë zyrtare se kur do të zhvillohet sfida. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!