Shtyhet sërish seanca për Emiliano Shullazin

schedule13:02 - 5 Shkurt, 2020

schedule 13:02 - 5 Shkurt, 2020

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqon, Endrit Zelen dhe Blerim Shullazin.

Seanca gjyqësore për Emiliono Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë është shtyrë për shkak të një ngërçi të thelluar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk është shpehur në lidhje me përbërjen e trupës gjykuese.

Në seancë u paraqit vetëm vetë gjyqtarja Albana Boksi. Gazetarja Glidona Daci raporton se procesi kishte dy gjyqtarët Etleva Temo dhe Artur Kalaja të cilët ishin në proces vetem për të shqyrtuar kërkesat e të drejtave themelore të njeriut dhe nuk mund të nismin procesin gjyqësor në themel. Në seancën gjyqësore mungonin avokatët, të cilët gjykata vendosi ti gjobisë për shkak se ishin në dijeni për procesin.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Gjithashtu sërish është shtyrë seanca për pronarin e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve të Donald Lushajt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!