Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn, ish-efektivi i RENEA nuk ishte i pranishëm

schedule11:22 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 11:22 - 2 Dhjetor, 2022

Seanca gjyqësore për Arbër Paplekaj është shtyrë sërish.

Gjyqi ka filluar në orën 10:00 të paradites në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit dhe ka zgjatur rreth 30 minuta.

Vetë Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa për shkak të mungesës edhe të Emiliano Prengës, që mbeti i plagosur në vendngjarje.

Paplekaj, ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës.

Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën Pavlo Vuksani, Emiliano Prenga, Eltjon Bodinaku si edhe policja Xhensila Sota.