Shtyhet sërish seanca për Alfred Belerin

schedule17:11 - 28 Shkurt, 2024

schedule 17:11 - 28 Shkurt, 2024

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën në ngarkim të Alfred Belerit për në datën 5 mars, ora 13:00.

Në këtë seancë, gjykata ka vendosur të dëgjojë të pandehurin Alfred Belerin, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai kërkon pafajësinë, ndërsa akuzohet për shit-blerje votash.

SPAK në pretencën e tij ka kërkuar dënim me 2.6 vjet burg për kandidatin e “Foltores” për Bashkinë e Himarës./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!