Shtyhet sërish gjyqi për grupin “Shullazi”, KLGj nuk kthen përgjigje

schedule12:40 - 6 Janar, 2020

schedule 12:40 - 6 Janar, 2020

Shtyhet për herë të dytë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Oranizuar dhe Korrupsionit seanca gjyqësore për grupin “Shullazi”.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme antikorrupsion, e formuar vetëm pak ditë më parë.

Edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, nuk ka kthyer ende përgjigje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!