Shtyhet seanca për Safet Gjicin, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për raportimet mjekësore

schedule14:04 - 11 Nëntor, 2024

schedule 14:04 - 11 Nëntor, 2024

Është shtyrë seanca ndaj Safet Gjicit në gjykatën e Elbasanit. Mësohet se në seancën e sotme u administruan aktet shëndetësore të paraqitura nga Drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Seanca do të mbahet në datë 14/11/2024 në orën 11:45 me qëllim për t’u paraqitur ekspertët e IML Tiranë dhe të marrin detyra me qëllim përpilimin e një raporti mbi gjendjen shëndetësore të kërkuesit.

Kujtojmë se Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!