Gjykata Penale ka shtyre seancën paraprake për ish deputetin Klevis Balliun dhe disa banorë të Unazës së Re.
Balliu përmes një deklarate për mediat është shprehur se seanca është shtyrë pasi nuk kishte prova, është një seancë false është shprehur ai sepse nuk ka asnjë provë për këtë pasi të gjitha janë presione politike.
“Une jam marrë si i pandehur me disa banorë nga unaza e re, kjo ishte seanca paraprake që u shty duke marrë parasysh se këto bëhen thjesht si presione politike për të hequr dorë. Unë jam nga Mokra dhe nuk e kemi zakon frikën, e dyta është se jam anëtar i PD-së dhe jemi rritur me vlerat për tu përballur me drejtësinë dhe jo për tju fshehur asaj. Dhe së treti kemi një mbështetje që është ajo e qytetarëve ndaj këto presione nuk fuksionojnë. Unë ftoj të gjithë qytetarët që hapin sytë dhe kërkojnë se çfarë po ndodh, shikoni se si qytetarë të thejshtë, dhe anëtarë të opozitës qoftë unë apo të tjerë që enden dyerve të gjykatave tek dyert ku gjenden njerëz të dënuar për akuza të ndryshme për krime vrasje që lirohen nga gjykata me urdhër të Edi Ramës.
Prokuroria nuk e di për çfarë më akuzon, fillimisht më akuzuan se kam thyer krahun e një polici, por polici me gjithë krahë të thyer është zhdukur, nuk jam njohur me ndonjë provë apo ndonjë fakt. Pse nuk fuksionon ligji për dhunën e ushtruar te banorët e bregut të lumit, pse nuk funksionon ligji kur hidhet gazi lotsjellës brenda banesave, pse nuk fuksionon ligji për ata që janë kapur duke vjedhje votat dhe janë kapur në përgjime, sepse këtu nuk ka drejtësi e ka zhdukur Edi Rama me Erion Veliaj”, tha Balliu.
Ndërkohë gazetarja e ABC News Glidona Daci bën me dije se seanca është shtyrë se disa nga avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë që të njihen me dosjet dhe gjithashtu një person që akuzohet nuk është njoftuar për akuzat e tij ndaj dhe është bërë shtyrja e seancës./abcnews.al