Sot më 15dhjetor 2025 është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes.
Çështja penale përfshin Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.
Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”. SPAK ka bashkuar në një dosje tre hetime: aferën CEZ–DIA, lobimin në SHBA dhe verifikimin pasuror.

