Shtyhet seanca për Alqi Bllakon/ Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 3 vite e 4 muaj burg

schedule16:40 - 7 Mars, 2025

schedule 16:40 - 7 Mars, 2025

Seanca gjyqësore për Alqi Bllakon është shtyrë më datë 11 Mars në orën 13:30.

SPAK ka kërkuar për ish sekretarin e ministrisë së Mjedisit dënimin me 3 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Tiranës.

Përballë gjykatës, Bllako pretendoi se është i pafajshëm. “Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit nuk kam patur asnjë rol për dhënien e koncesionit të inceneratorit” tha ai.

Prokuroria pretendon se Bllako është i përfshirë në dy raste korruptive duke përfituar rreth 120 mijë euro për të favorizuar biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Ndërsa rasti tjetër korruptiv lidhet me punësimin e një personi si këshilltar i jashtëm i ministrit të mjedisit Lefter Koka, që është paguar në total me 75 milionë lekë nga Mërtiri e Zoto dhe në këmbim i ka ndihmuar për plotësimin e dokumentacionit për ndërtimin e inceneratorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!