Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet sërish seanca paraprake për Ilir Metën, i pranishëm ishte edhe ish-Presidenti

schedule13:36 - 27 Nëntor, 2025

schedule 13:36 - 27 Nëntor, 2025

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet më 28 korrik dhe dosja kaloi për gjykim në fund të muajit gusht.

Dosja përfshin hetimet për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Kurse , Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Ish-Presidenti mbahet në burg që nga tetori i vitit të kaluar, kurse Monika Kryemadhi  është me masë  sigurie “detyrim paraqitje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!