Shtyhet rikthimi i Fati, Barcelona duhet të presi deri në vitin 2022

schedule14:10 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 14:10 - 10 Dhjetor, 2021

Ajo që e pret Xavi Hernandez në ndeshjet e ardhshme është e jashtëzakonshme. Dhe pikërisht konfirmimit, siç ishte në gjendje të dinte AS, se Memphis Depay do të mungojë për një muaj minimalisht për shkak të një dëmtimi të kërdhokullës, i shtohet edhe vendimi për të shtyrë rikthimin e Ansu Fatit,  që nuk do të rishfaqet deri në vitin 2022 .

Një situatë jashtëzakonisht delikate, pasi me humbjet e Braithwaite dhe Kun Agüero, tani për tani, trajneri i Blaugranas ka vetëm një sulmues në skuadër, Luuk de Jong.

Vendimi për të shtyrë rikthimin e Ansu Fatit, sulmuesi kishte planifikuar të rikthehej më 18 dhjetor kundër Elçes, është rënë dakord mes stafit dhe vetë lojtarit.

Ata nuk duan të rrezikojnë me sulmuesin e ri dhe siç ka paralajmëruar vetë Xavi, ai do të kthehet vetëm kur të jetë qind për qind. Prandaj, pavarësisht nga prognoza fillestare që ishte katër deri në gjashtë javë, përfundimisht do të përfundojë duke u zgjatur në tetë javë.

Synimi për momentin është që Fati të mund të luajë për pak minuta në ndeshjen e parë të vitit 2022, që do të luhet më 2 janar në Mallorca. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!