Shtyhet rezoluta antikorrupsion, anëtarët e opozitës nuk morën pjesë në konferencën e kryetarëve

schedule13:12 - 15 Maj, 2024

schedule 13:12 - 15 Maj, 2024

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion është shtyrë këtë të mërkurë.

Gazetarja Fiona Xhafaj raporton për ABC News se shkak është bërë mungesa e anëtarëve të opozitës. Ndër të tjera ajo theksoi se kjo draftrezolutë është rëndësishme pasi synon sundimin e ligjit.

Me tej gazetarja Xhafaj bëri me dije se vijon puna për Reformën Zgjedhore, ku tha se ka pasur pjesëmarrje edhe nga KQZ-ja.

“Është mbajtur konferenca e kryetarëve. U diskutua draft rezoluta PS-së por është anuluar për shkak të mosprezencës së anëtareve të opozitës. Janë miratuar vetëm 2 pikat e para që ka të bëjë më kalendarin e punimeve. Ky draft rezolutë i cilësuar si paketa antikorrupsion është e rëndësishme, synon sundimin e ligjin, mirëqeverisjen dhe luftën antikorrupsion.”, raportoi gazetarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!