Shtyhet për të dytën herë seanca për Elvis Roshin

schedule15:46 - 23 Prill, 2018

schedule 15:46 - 23 Prill, 2018

Gjykata e Tiranës shtyu për të dytën herë seancën paraprake në ngarkim të ish- ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Ish-zyrtari Roshi është vënë nën akuzë si një nga të prekurit nga ligji “për dekriminalizimin”. Sipas prokurorisë ai nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në të shkuarën, arrestime, ndalimeve, dëbimeve apo masave të sigurisë në Itali, Zvicër e Gjermani. Seanca tjetër pritet të zhvillohet në 30 prill. /abcnews.al