Shtyhet më 2 Prill pretenca për Klemend Balilin

schedule09:32 - 26 Mars, 2019

schedule 09:32 - 26 Mars, 2019

Seanca gjyqësore për Klement Balilin është shtyrë për herë të dytë dhe shkak u bë mungesa avokatit të tij mbrojtës në seancë. Këtë të martë Organi i akuzës do të lexonte konkluzionet përfundimtare për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”.

Ndërkohë gjykata vendosi të pezullojë dhe afatet e paraburgimit për Klement Balilin. Shtyhet për në datën 2 Prill seanca në ngarkim të Klemend Balilin, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”. Të martën, Prokuroria do të lexonte konkluzionet përfundimtare, ndërsa shtyrja u bë shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Theodhori Sollaku. Në sallën e gjyqit ishte vetëm avokati i caktuar kryesisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e datës 12 mars Remzi Ponari.

Ky i fundit kërkoi 1 javë kohë për tu njohur me dosjen dhe për tu përgatitur për mbrojtjen e Balilit. Ndërkohë më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Balilit për të përfituar gjykim të shkurtuar. I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mos-deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”. Balili u vetë-dorëzua në mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati.

Po aq kohë kanë zgjatur edhe hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letër-porositë e ardhura nga Greqia. Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit e kryesor të rrjetit kriminal. Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi, ka nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në vendin fqinj. /abcnews.al