Shtyhet lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë, shkak moti i paqëndrueshëm

schedule18:13 - 17 Janar, 2023

schedule 18:13 - 17 Janar, 2023

Autoriteti Portual Durrës njofton shtyrjen e lundrimeve të planifikuara mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas, si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut

Njoftimi i plotë

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se:

????? ?????̈?-????:

Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).

Trageti “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.

????? ????/??????-?????̈?:

Kompania “Adria Ferries” njofton se si pasojë e motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin “AF MARINA” dhe nga Ankona për Durrës me tragetin “AF CLAUDIA”.

Ndërsa kompania “Venturis Ferries” bën të ditur se trageti “Rigel III” do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!