Shtyhet Komisioni për Integrimin, shkak bëhet Erion Braçe

schedule10:45 - 13 Korrik, 2020

schedule 10:45 - 13 Korrik, 2020

Komisioni i Integrimit nën drejtimin e deputetes Rudina Hajdari dhe me pjesëmarrjen e deputetëve nga mazhoranca dhe opozita parlamentare është shtyrë.

Shkak i mosrealizimit të këtij Komisioni është bërë mungesa e zv/ kryeministrit Erion Braçe.

“I është bërë ftesa zv.kryeministrit për të ardhur për të bërë prezantimin dhe nuk është prezent sot. Duke respektuar institucionin dhe peshën e rëndësinë e këtij projektligji mendoj që duhet ta shtyjmë në një seancë të dytë që të kemi prezent zv.kryeministrin ose një ministër që do të mbajë përgjegjësi për këtë projektligj.

Kam parë se ky projektligj ka pasur shumë reagime dhe e shikoj me rëndësi të trajtohet me kujdes. Nuk dua t’i shqyrtoj tani duke qenë se nuk kemi përfaqësues të qeverisë dhe besoj se tani është e kotë”, tha Hajdari.