Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet gjyqi për Metën/ Avokati i Kryemadhit mungoi në seancën paraprake

schedule10:13 - 28 Tetor, 2025

schedule 10:13 - 28 Tetor, 2025

TIRANË–  Mungesa e avokatit mbrojtës të Monika Kryemadhit është bërë shkak për shtyrjen e seancës paraprake për ish-presidentin Ilir Metën dhe të pandehurve të tjerë.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raportoi se seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosja iu kalua Gjykatës së Posaçme për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ish-çifti Meta dhe Kryemadhi akuzohen për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Kurse Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Ish-kreu i shtetit ndodhet në paraburgim prej tetorit të shkuar, ndërsa Kryemadhi është hetuar me masën “detyrim paraqitje”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!