Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta kërkon dosjen hetimore/ Shtyhet sërish seanca e gjykimit paraprak

schedule15:24 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 15:24 - 5 Dhjetor, 2025

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili po gjykohet për korrupsion në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që të njihet me aktet e dosjes hetimore. Tre muaj pas nisjes së seancës paraprake, që pritet të vendosë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj tij, Meta kërkon kopje fizike të dosjes së SPAK-ut, e cila aktualisht i është vënë në dispozicion vetëm në USB, për t’u njohur me hetimin e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo kërkesë ka qenë sërish shkak për shtyrjen e seancës, e cila u caktua për datën 22 dhjetor.

Avokati mbrojtës i Metës, pas daljes nga gjykata, sulmoi gjyqtaren e çështjes, Irena Gjoka.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm si Meta, ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Pak ditë më parë, Meta dorëzoi një kërkesë zyrtare në GJKKO, duke kundërshtuar qëndrimin në kafazin e të pandehurve dhe paralajmëroi se nuk do të pranonte zhvillimin e seancave nëse kërkesa e tij nuk merrej parasysh.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit; dosje që përfshiu tre hetime në një: aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!