Fermerët do të kenë afat edhe 10 ditë kohë për të aplikuar për subvencione nga buxheti i shtetit. Janë 52 milionë euro që janë vënë në dispozicion të fermerëve gjatë këtij viti ndërsa afati është shtyrë deri në datën 6 korrik.
Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha se ka pasur rreth 40 mijë aplikime deri më tani
Fermerët shqiptarë pritet të përfitojnë edhe nga fondet Europiane për bujqësinë. Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha se pritet një delegacion i BE-së për të përcaktuar ecurinë e procesit
Këto deklarata u bënë në konferencën e përbashkët me ministrin e Kosovës për bujqësinë pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të bashkëpunimit në dy drejtime transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi, si dhe promovimin dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve agro-ushqimore.



