Shtyhen masat kufizuese në Holandë, qytetarët në protestë mbi 100 të arrestuar

schedule08:55 - 25 Janar, 2021

schedule 08:55 - 25 Janar, 2021

Protesta të shumta janë zhvilluar në Holandë për shkak të masave kufizuese ndaj situatës së Covid. Mediat e huaja bëjnë me dije se qytetarët janë kundër masave të reja të izolimit me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Zjarret janë ndezur në qendër të qytetit jugor holandez, Eindhoven, ku qindra persona kanë gjuajtur me gurë policinë. Zyrtarët janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji, si dhe kanë arrestuar dhjetëra persona.

Një protestë kundër masave të kufizimit është mbajtur edhe në Amsterdam, ku policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë turmën. Policia ka njoftuar se mbi 100 persona janë arrestuar në kryeqytetin holandez.

Trazirat kanë ndodhur një ditë pasi një qendre testimi për koronavirus i është vënë flaka në fshatin Urk. Ministri holandez i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus, ka dënuar dhunën, duke thënë se kjo situatë nuk ka të bëjë asgjë me protestat kundër masave për koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!