“Shtyerja e zgjedhjeve në Universitete e pritshme”, Meta: Çështja Dvorani përgjegjësi e KLGJ-së

schedule11:57 - 8 Maj, 2020

schedule 11:57 - 8 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta në një komunikim për mediat në ditën Botërore të Talesemisë, u shpreh se të gjithë qytetarër duhet të japin kontributin e tyre. I pyetur nga gazetarët pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyu vendimin për Ardian Dvoranin, Meta tha se kjo çështje është përgjegjësi e KLGj-së dhe e askujt tjetër.

Meta gjithashtu u shpreh se shtyerja e zgjedhjeve në Universitete ishte e pritshme dhe se ishte në vendim i arsyeshëm sipas tij.

“Inkurajoj të gjithë të kontriubojnë sepse është një kauzë humane që ndihmon shoqërinë tonë të jetë më e shëndetshme. Sot është momenti që të apelojmë për një fushatë të përhershme të parandalimit apo të diagnostikimit, dhe për të nxitur aplikimin e trajtimeve të reja”, tha Meta.

Gjithashtu i pyetur për ndryshimet në Kodin Penal Meta tha se të gjithë duhet të bëjnë detyrën dhe se nuk mjafton vetëm formulimi.

Sa i përket shqetësimi të PD se qeveria po përdor gjëndjen e jashtëzakonshme, Meta tha se lidhur me çështjen e protestave tubimeve apo manifesimeve, Kushtetuta e garanton këtë të drejtë themelore, dhe është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet, por shtoi se duhen marrë masat jo që të ndalohen, por të zhvillohen duke ruajtur sigurinë . “Zëri i qytetarëve duhet dëgjua në çdo kohë”, tha Meta.

Si e komentoni shtyrjen e zgjedhjeve?
Meta: Është një vendim i arsyeshëm dhe i pritshëm, pasi në një periudhë të vendosur nga parlamenti të fatkeqësisë natyrore nuk ishte e mundur për të pasur zgjedhje përfshirëse demokratike sikur duhet të meritojnë universitetet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!